Publikohen fotot e arrestit të policëve të akuzuar për vrasjen e George Floyd

04/06/2020 17:55

Ish-oficerët e policisë Tou Thao, Thomas Lane e J. Kueng u arrestuan dje si të lidhur me vrasjen e George Floyd, bashkë me ish-kolegun e tyre Derek Chauvin të akuzuar tashmë për vrasje të gradës së dytë.

Katërshja është tashmë në burgun Henn Co pas një javë protestash për vdekjen e afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd.

Autoritetet kanë publikuar fotot zyrtare të arrestimit me veshje burgu, ndoshta për të siguruar publikun mbi zhvillimin dhe qetësimin e zemërimit të tyre.

Ndërkohë familja e Floyd publikoi një deklaratë në lidhje me zhvillimin, ku thuhej: “Ky është një moment i hidhur e i ëmbël, por jemi të kënaqur.”

Akuzat e reja vijnë pasi prokurori i Minnesota, Keith Ellison mori në dorë çështjen, pas largimit të prokurorisë së Hennepin të dielën.

Vdekja e George Floyd ka sjellë disa nga protestat më të ashpra anti-sistem në Shtetet e Bashkuara.

Dje në një video emocionuese e të bijës së George Floyd , Gianna, e vogla thërriste “Babi ndryshoi botën.”

Nëna e Giannas bënte thirrje për drejtësi në një konferencë për shtyp në Minneapolis.

Duke qëndruar bashkë me vajzën e saj 46 vjeçarja Roxie Washington, tha: “Nuk kam shumë për të thënë. Në fund të fundit ata shkojnë në shtëpi me familjet e tyre, kurse Gianna nuk ka baba”.

FOTO GALERI
2/4
J. Alexander Kueng

Top Channel