Protesta/ Soni Malaj dhe Armina Mevlani njëzëri: Ja si mund të përmirësohet kjo problematikë…

04/06/2020 18:26

Në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet, është duke u mbajtur një manifestim paqësor për 15-vjeçaren e përdhunuar nga roja i shkollës. Krahas aktivistëve të shoqërisë civile në tubim ishin të pranishme dhe personazhe të famshme. Armina Mevlani dhe Soni Malaj ishin dy prej tyre. Për kamerën e Top Channel ato treguan arsyet se përse ndodheshin në shesh, por edhe mënyrën sesi sipas tyre kjo problematikë mund të përmirësohet.

Armina Mevlani: Duam të ngremë zërin për të gjitha vajzat e dhunuara por edhe djemtë. Ka nevojë të bëhet një ndryshim dhe fëmijët, femrat dhe njerëzit e dhunuar duhet të jenë të mbrojtur. Përdhunës do të ketë gjithmonë. Ndryshimi duhet të nisë nga familja. Ato duhet të edukojnë fëmijët për të folur. Fëmija duhet të flasë me prindërit sidomos në moshën e pubertetit. Duhet të ketë dhe shoqata për këto punë për të mbrojtur të drejtat për gratë e dhunuara dhe fëmijët e abuzuar.

Soni Malaj: Të gjithë që kanë dalë në shesh kemi një problematikë të përbashkët. Pas skandalit të fundit kam lexuar shumë mesazhe dhe shikohet që është vetëm maja e ajsbergut dhe kjo problematikë është e thellë. Janë këto femra të dhunuara që lindin fëmijë, nesër ato do të jenë me trauma. Gjëja është zinxhir. Duhet të marrë guximi, ka pasur dhe protesta për dhunën ndaj grave dhe kanë qenë më pak, ndërsa tani më tepër. Kjo nuk është në duart e personazheve publikë, por edhe fermat në parlament duhet të ngrenë zërin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA