Pasojat e pandemisë/ Ndërprerja e vaksinave, miliona fëmijë rrezikojnë jetën

04/06/2020 13:11

Miliona fëmijë mund të humbin jetën nga sëmundje të parandalueshme për shkak të pengesave serioze për programet e vaksinimit, shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Të paktën 68 vende, sipas ekspertëve, janë prekur e disa prej tyre kanë pezulluar tërësisht fushatat e vaksinimit. OBSH ka këshilluar shumë shtete të ndërpresin vaksinimet për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Por tani, ekspertët po shprehin shqetësim për pasojat afatgjata. Fondi i fëmijëve i kombeve të bashkuara, UNICEF, është i shqetësuar se mijëra fëmijë mund të vdesin çdo ditë, pa nevojë. Ka në fakt një numër arsyesh përse shërbimet e vaksinimit janë prekur, mes tyre është frika e prindërve se mos marrin virusin pasi dalin nga shtëpia, punonjësit e shëndetësisë janë devijuar për të përballuar pandeminë, klinikat po ashtu kanë vështirësi të furnizohen me vaksina.

Sipas UNICEF, fruthi, difteria dhe kolera, janë në rritje e ky do të jetë një problem real. Janë bërë shumë arritje në botë për parandalimin e këtyre sëmundjeve, por tani, ka shqetësime të mëdha se këto arritje do të fshihen. Ndërsa në vende si Nigeria, rastet e Kovidit janë rreth 1 mijë, poliomeliti po rikthehet me katër raste të reja të raportuara që nga shkurti. Sipas një modeli të universitetit John Hopkins, pengesat në këto shërbime kyçe shëndetësore për gratë dhe fëmijët, mund të rezultojnë në rreth 6 mijë fëmijë shtesë të vdekur, çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA