Panik në parlamentin britanik, deputeti dyshohet për koronavirus

04/06/2020 13:30

Deputeti britanik Alok Sharma i është nënshtruar testit të koronavirusit dhe aktualisht gjendet në vetizolim, pasi nuk ishte ndjerë mirë me shëndet derisa i ishte drejtuar deputetëve nga foltorja e Parlamentit britanik.

Sharma ishte djersitur dhe për disa herë kishte fshirë ballin me facoletë teksa po diskutonte.

Ndërkohë e gjithë salla është “dezinfektuar”, në momentin që Sharma është larguar nga salla.

Ndryshe deputeti kishte marrë pjesë në një takim në kabinetin e kryeministrit britanik Boris Johnson në Downing Street.

Edhe pse numri i deputetëve që lejohen të ulen në Parlament vazhdon të jetë i kufizuar, shumë nuk janë të kënaqur që duhet të rikthehen në Westminister, duke pretenduar se paraqet rrezik për ta dhe votuesit e tyre.

 

Top Channel