Nuk respektuan distancimin social, dy policet “kritikohen” pas fotove në rrjete sociale

04/06/2020 16:51

Një nga rregullat kryesore për të minimizuar përhapjen e koronavirusit është konsideruar distancimi social. Populli ka mësuar për këto rregulla nga ligjet e miratuara nga qeveritë, por për qytetarët e pabindur, policia në terren ka dhënë këshilla dhe herë herë  ka vendosur ndonjë gjobë.

Në Britaninë e Madhe dy police femra, kanë thyer rregullat e distancimit social dhe janë parë duke bërë një festë me mikeshat e tyre në një kopsht. Emily Watson 22 vjeç dhe Julie Hand, 23 vjeç, u panë shumë pranë njëra-tjetrës dhe katër mikeshave që qëndronin pas tyre. Fotografitë e dy policeve nga Midlothian, Skoci, u postuan në rrjete sociale, por u fshinë sërish kur u raportua në polici.

Të dyja vajzat kanë qenë në terren këto kohë dhe duke zbatuar ligjin, por jashtë orarit të punës ata nuk e zbatojnë atë gjë. Sjellja e tyre mund të rrezikojë të tjerë”, u shpreh një burim për “The Sun”.

Top Channel