Gates për vaksinën, të shpërndahet në bazë globale

04/06/2020 13:44

Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë apel që çdo vaksinë e suksesshme e koronavirusit që mund të zbulohet në të ardhmen, të shpërndahet në një bazë globale.

Duke folur për BBC, para një samiti virtual për vaksinën në të cilin liderë botërore dhe disa nga kompanitë dhe individët më të pasur do të mbledhin fonde për të ndihmuar prodhimin e vaksinës.

Ai tha se ndihma për vaksinat është më e rëndësishme sot se kurrë dhe se cdo donacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara. Fondet e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar sigurimin e një vaksine të suksesshme për koronavirusin për vendet e varfra të botës duke ndihmuar po ashtu imunizimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomeliti, tifoja dhe fruthi. Por Gates edhe ka paralajmëruar se keqinformimet për vaksinat, përbëjnë një kërcënim për përpjekjet për të luftuar sëmundjet, përfshirë edhe covid 19.

Kur ne të kemi vaksinën, do të duam të zhvillojmë imunitetin e masës dhe mbi 80 për qind e popullatës së botës ta marrë atë – shtoi Gates. Nëse ata kanë dëgjuar të flitet për një komplot ose se vaksinat janë të këqija, e nëse njerëzit nuk do të duan të vaksinohen, atëherë ne do të lejojmë që vaksina të vazhdojë të vrasë njerëz.

Top Channel