Foto/ Shpërthen termocentrali në Rusi, nafta “rrjedh” lumë…

04/06/2020 21:33

Shpërthimi i një termocentrali në Rusi ka bërë që 20,000 ton naftë të derdhet në një lumë. Pamje tronditëse tregojnë momentin ku lumi Ambarnaya në Norslik, nisi të rrjedhë naftë.

Frika e autoriteteve është se nafta mund të përhapet dhe në Rezervën e “Madhe të Natyrës Arktike” (rezerva më e madhe e burimit natyror në Rusi) dhe mund të dëmtojë rezervat e peshkut për breza.

Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për rastin dhe ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, pasi zyrtarët kanë mësuar  me dy ditë vonesë për këtë ngjarje . Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel