Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e abuzimit të 15-vjecares në parlament me tone të ashpra.
Nisur nga diskutimet e shumta mbi këtë çështje Rama tha se kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, pasi “u kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në atë psikologjik të një populli të tërë. Është fatkeqësi që disa njerëz që kanë mundësinë e një mikrofoni pavarësisht së ç’janë e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për top. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Kur e vetmja kërkesë është ruajtja e anonimitetit. Kjo është kanibalizëm, është fatkeqësi të shikosh se si një viktimë e dhunës përdoret kështu me dhe pa vetëdije.
E keni dhunuar dhe nga ana tjetër unë nuk besoj që ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit e kanë hallin vertët të ajo viktimë, nuk mbron dot një viktimë të abuzimit duke akuzuar një tjetër. Nuk funksionon.
Kisha katolike ka hyrë në një luftë të tmerrshme me pedofilinë, kardinalë, peshkopë të përfshirë në skandalë ekstreme seksuale.
Dhe kjo gjë që e ka goditur në mënyrë shumë të egër kredibilitetin e saj nuk ka qenë kurrë as brenda kishës as jashtë , s’ka qenë një arsye për të rrënuar kishën , besimin. Këtu viktima është marrë dhe është bërë paçavure. Dhe jam i bindur që askush s’ka shkuar të qajë hallet pa lënë që të merret vesh.
Ndërkohë që e di që dikush e ka bërë këtë në heshtje, ajo është ministrja. Çfarë duan këta çakejtë, që ministrja të bëjë krim , ta bëjë rastin publik apo që të marrë masat siç i ka marrë. Abuzuesit e tyre janë të afërmit. Këto krime janë të vështira për tu kapur, por nëse kthehen siç janë bërë do kemi 0 denoncime, është t’i thuash atyre që janë objekt i ngacmimeve mos guxo të denoncosh se do bëhesh thashethemnajë. Dhe kur ndodhi këto nuk është rasti për tu kujtuar për viktimat, por për tu kujtuar se cfarë bëhet këtu, në ekrane, përdoren fyerje që askush nuk na i ka thënë më parë.
Kush e përdor mikrofonin për fjalë të ulëta, shpifje shantazh apo kërcënim është më keq se sa ia përdhunesi atje, sepse ai atje është një monstër që se ka pasur shansin për të patur gjërat ku dhe ne jemi sot”, tha Rama.
Top Channel