Tragjedia në minierë/ Nxirren pas shumë orësh trupat e pajetë në Artanë

03/06/2020 12:41

Trupat e pajetë të dy minatorëve kosovarë, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi, u nxorën mbrëmjen e djeshme, pas mesnate nga miniera e Artanës.

Për shkak të shembjes së një faqeje masive, ekipi i kërkim shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë. U desh një operacion prej 14 orësh, në të cilin u përfshinë edhe ekipet e specializuara të FSK, zjarrfikësve dhe KEK-ut, për të mundësuar nxjerrjen e trupave nga galeria.

Haki Arifi, inxhinier dhe Idriz Gërbeshi, minator, humbën jetën pasi mbetën nën rrënoja pas shembjes së galerisë në horizontin e katërt të minierës së Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmojë familjet e tyre me nga 30.000 euro dhe ka premtuar bursa për fëmijët që po ndjekin shkollimin, ndërsa djalit të madh të Idrizit, 21-vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e ekonomisë, Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të brendshëm Xhelal Zvecla dhe zyrtarë të tjerë, mbërritën menjëherë në Artanë pas ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA