
Mes kaosit të shkaktuar nga protestat e dhunshme për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në SHBA, një tentativë vulgare e regjistruar në video është shënuar nga disa grabitës që përdorin pirun hidraulik për të grabitur një dyqan në Fairfield, Kaliforni.
Në video tregohen vandalët që thyejnë dyqanin e pajisjeve elektronike Best Buy në Fairfield, mes San Francisco e Sacramento.
Burri që drejton mjetin e rëndë thyen fillimisht dyert e hyrjes, ndërsa disa të tjerë të maskuar me kapuçë e brohorasin. Një seri raportimesh ka ardhur për grabitje të llojeve të ndryshme në shumë qytete të SHBA.
Dyqane të mëdha si Walgreens e Walmart kanë raportuar grabitje e vandalizëm, çka ka detyruar autoritetet të vendosin ndalim qarkullimi prej orës 20.00
Looters Use Telescopic Forklift To Break Into Best Buy In Fairfield, California pic.twitter.com/PKIkjAeKU6
— GrantB911 (@GrantB911) June 2, 2020
Top Channel