Ky është momenti i tmerrshëm kur një protestues i grupimit organizues ‘Black Lives Matter’, u qëllua në fytyrë me një granatë gazi lotsjellës gjatë konfrontimit me policinë.
Incidenti u filmua të dielën në Michigan dhe raportohet se ka shkaktuar nisjen e një hetimi të brendshëm në polici, pas postimit të pamjeve tronditëse në rrjetet sociale.
Dëshmitari i ngjarjes James Curley tha për rrjetin Fox 17 se pamjet ishin marrë nga shoqja e tij Dakota Spoelman.
“Disa njerëz po ndiznin fishekzjarre të cilat i drejtonin lart, sepse ne kemi diçka për të tërhequr vëmendjen, ne duam fundin e brutalitetit të policisë”, tha Curley.
Më tej ai shton: “Njeriu në video shkoi te polici për të shprehur lirinë e tij të fjalës. Polici iu afrua dhe e spërkati me ‘spraj’ djegës. Pas kësaj protestuesi nuk bëri asnjë veprim, por një prej tyre i drejtoi gjuajtësen dhe e qëlloi me granatën e gazit lotsjellës. Pas kësaj policët nisën të lëshonin më shumë granata gazi te turma … ishte e përçmueshme”.
Top Channel