Videoja e nënës së djalit të dhunuar/ A duhet shkarkuar Ardi Veliu? Rama: Gaboi, por…

02/06/2020 13:16

Kryeministri Edi Rama  në konferencën e gazetarëve i është përgjigjur pyetjes nëse drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu,  duhet të shkarkohet nga detyra pas publikimit të videos së nënës së të riut, që u dhunua nga policia pak ditë më parë.

Rama tha se Veliu ka gabuar, por siç theksoi Rama, çështja është e mbyllur pas ndjesës së tij publike.

“Ardi Veliu ka gabuar. E them pa rezerva ka gabuar. Po e vlerësoj ndjesën e tij publike që dha. nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën. Por polici është pezulluar menjëherë. Është çuar në hetim penal. Por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë se dakord të gjitha por edhe familja ka ndikimin e mirë formimit të brezave. Preferoj ndjesën publike dhe duke njohur për shkak të punës dhe integritetin moral. Për profesionalizmin çështja për mua është e mbyllur. Ata që predikojnë moral dhe ligësi kam fatin t’i njoh. Unë zgjedh drejtorin dhe jo ata.” tha Rama.

Top Channel