Foto ilustruese

Rreth orës 09.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, shtetasja F.T., 25 vjeç, ka renë aksidentalisht nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel