Durrës/ Pamje nga banesa ku humbi jetën e moshuara si pasojë e flakëve

02/06/2020 08:29

Një ngjarje e rëndë u shënua orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Durrës, ku një 70-vjeçare humbi jetën pas një zjarri të rënë në banesën e saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

Top Channel