FOTO/ “Ishte një moment magjik”- Dy motra martohen me dy vëllezër binjakë…

01/06/2020 21:57

Dy motra janë martuar me dy vëllezër binjakë në Afrikën e Jugut, por historia e tyre është tejet e veçantë. Olivia Persent dhe motra e saj Roshe, ishin të ftuara në një festë, ku të pranishëm ishin dhe dy binjakët Clement dhe Clint.

Pikërisht në këtë festë Roshe u njoh me Clement-in dhe nga ajo ditë ato u takuan më shpesh derisa krijuan një lidhje. Më pas Olivia, e shtyrë nga e motra, u afrua më shumë me Clint-in , vëllain binjak të Clement-in dhe shumë shpejt ranë në dashuri.  Vitet kalonin dhe erdhi momenti që çiftet të martoheshin. Duke qenë se historia e  tyre e dashurisë është thuajse e ngjashme, dy motrat dhe dy vëllezërit vendosën që të martoheshin në të njëjtën ditë.

“Ishte një moment magjik. Sapo u bëmë vëllezërit me bashkëshorte dy motra. Motra ime dhe unë jemi aq të afërt sa partnerët edhe kalojmë shumë kohë së bashku. Megjithatë ne jetojmë të ndarë”, u shpreh Roshe.

Më tej ajo shtoi:

“Unë dhe Olivia kemi shije shumë të ngjashme, por nuk e kishim menduar që do të kishim dhe te bashkëshortët”.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA