Pas ndarjes me modelen e njohur Cara Delevingne, aktorja Ashley Benson u pa shumë shpejt nën shoqërinë e reperit G-Eazy, gjë që ra menjëherë në sy dhe “ndezi” thashethemet në mediat rozë.

Por, spekulimeve i erdhi fundi pasi lidhja e bukuroshes bjonde me 31 vjeçarin tanimë u konfirmua.

Ashley u fotografua në shtëpinë e këngëtarit mëngjesin e ditës së djeshme, e veshur me rroba sportive, e zbathur e mendohet të ketë kaluar natën atje.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel