Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ai do ti japë fund trajtimit preferencial të Hong Kongut në tregti dhe udhëtim, si përgjigje ndaj ligjit të ri për sigurinë të imponuar nga Pekini. Ai i cilësoi lëvizjet e qeverisë kineze në Hong Kong, si një tragjedi. Për Trump, Hong Kongu nuk mund të konsiderohej më i ndarë nga Kina.
“Kina ka zëvendësuar një vend dy sisteme me një vend, një sistem”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një tragjedi për Hong Kongun, Kina ka shtypur liritë e Hong Kongut.
Trump po ashtu tha edhe se do ti jepte fund marrëdhënies së SHBA me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak të Covid19. Kina, i ka kërkuar perëndimit të ndalë ndërhyrjet në Hong-Kong. Territori, një ish koloni britanike, gëzon liri unike që nuk shihen në Kinë. Por, shumë njerëz atje e shohin ligjin e ri për sigurinë si fundin e statusit special të Hong Kongut, për të cilin është rënë dakord në një marrëveshje të 1984 mes Kinës dhe Britanisë së Madhe.
Ekziston frika se masa e propozuar, që ka ndezur një valë protestash kundër Kinës, mund ti japë fund statusit unik të Hong Kongut dhe e bën krim sfidimin e autoritetetit të pekinit në territor. Këtë javë, Britania e Madhe tha se nëse Kina do të bënte përpara me ligjin mund ti ofronte mbajtësve të pasaportave të shtetasve britanikë jashtë vendit, në Hong Kong, lehtësira për marrjen e shtetësisë britanike.
Top Channel