
28/02 10:02
Mediat britanike shpesh kanë publikuar foto e video, ku shihen qytetarët e saj duke thyer karantinën dhe rregullat e vendosura nga qeveria, në kuadër të COVID-19, madje “rebelimi” i tyre është bërë, edhe kur masat kanë qenë mjaft strikte.
Britania e Madhe vijon të jetë një vatër aktive e koronavirusit në botë por temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët të mos rezistojnë më dhe t’u drejtohen plazheve.
Ata janë dyndur në plazhe për të marrë rreze dielli, por pa respektuar rregullin e distancimit social.
Më shumë se 272 mijë persona janë infektuar nga koronavirusi në Britani, ndërsa 38 mijë kanë humbur jetën, vendi i dytë me më shumë viktima pas SHBA-ve.
Top Channel