Pekini nuk priti shumë që t`i binte daulleve të luftës pasi Australia u kthye në nismëtaren e kërkesës për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi origjinën e virusit të ri që i shkuli botës qetësinë, duke lënë pas trauma shëndetësore, sociale dhe ekonomike, gjurmët e të cilave duken të destinuara të mbeten aty për një kohë të gjatë.
Ambasadori kinez në Australi e paralajmëroi qeverinë e kryeministrit Scott Morrison për një bojkot të konsumatorëve kinezë, si dhe të studentëve apo turistëve, e nuk përjashtoi as prekjen e eksporteve të rëndësishme bujqësore të saj si mishi i vicit apo vera.
Presioni ishte i qartë, sipas Washington Post: “ Nëse një vend merr paratë e Kinës, duhet të rreshtohet në krahun e saj! Dhe kur ka shumë interesa ekonomikë në mes, sa është e mundur të ruhet pavarësia e vendimarrjes në politikën e jashtme?
Për më shumë ndiqni episodin e radhës të “Lindje Perëndim”, të përgatitur nga gazetarja Irida Vasia, i transmetuar në kanalin e Top Channel në Yuotube në 17:15.
Top Channel