Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. A., 44 vjeç. Arrestimi i tij u bë për veprat penale veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në menyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka tentuar të vjedhë me thyerje, lokalin në pronësi të shtetasit A. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 23 vjeç, sepse në rrugën “Ali Shefqeti”, për mosdhënien e një borxhi, me vetëgjyqësi, ky shtetas i ka marrë mjetin shtetasit H. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi i shtetasit S. Q., 63 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar në rrugë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-O. A., 35 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Toptani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l;

– A. N., 60 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA