Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, 19-vjeçari humb jetën

30/05/2020 10:00

Mediat e huaja raportojnë se një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, ku po bëhet një protestë kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota.

Ka qenë një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.

19-vjeçari u transportua menjëherë në pital por nuk ia doli dot të shpëtonte.

Protestat erdhën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi me vdekjen e George Floyd, një njeri me ngjyrë, 46 vjeç, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA