Një protestues ra pa ndjenja pas goditjes që mori kur turma po sulmonte një makinë policie në qendër të Los Angeles, teksa grupe aktivistësh si ‘Black Lives Matter’ kërkojnë drejtësi për George Floyd.
Rreth 1,000 protestues dolën në Los Angeles pas vdekjes në duart e policisë së Minneapolis, të 46-vjecarit baba i dy fëmijëve.
Protestat kanë hyrë në ditën e dytë në Minnesota dhe tensionet po përshkallëzohen mes agjencive të ligjit dhe komuniteteve afro-amerikane në të gjithë SHBA, ndërsa kërkohet që oficerët përgjegjës të dënohen për vrasje.
Në disa pamje shokuese shiheshin protestues që rrethonin një makinë patrulle në autostradën 101 dhe më pas e goditën duke i thyer dritaret.
Një protesues kishte hipur mbi kofanon e makinës para se të binte ashpër në tokë kur policët u larguan për t-i shpëtuar turmës.
Top Channel