Ishulli Phuket, i cili ishte një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Tajlandë, mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. Fluturimet funksionojnë vetëm për të riatdhesuar shtetasit tajlandezë që kanë mbetur jashtë vendit.
Por ndërsa turistët e huaj nuk do të lejohet të pushojnë në Tajlandë, hotelet janë bërë gati për të pritur turistët vendas, të cilët do ta shijojnë këtë verë të pashqetësuar nga të huajt e shumtë që udhëtojnë çdo vit në këtë shtet. Aktualisht, Tajlanda ka hapur restorantet, por klientëve nuk u shërbehet alkool, ndërsa duhet të ruajnë edhe distancën prej 1,8 metrash nga njëri-tjetri. Baret dhe klubet e natës mbetet të mbyllura.