Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Restorantet shumë shpejt mund të marrin një pamje të re. Dizajneri francez Christophe Gernigon, ka krijuar një “kupë plastike” në mënyrë që njerëzit të mbajnë distancat e duhura në restorante.
Duke qenë se restorantet janë ambiente që mbledhin dhjetëra njerëz, mundësia që koronavirusi të gjej terren është e madhe. Por me krijimin më të ri të Christophe, klientët nëpër restorante mund të ndihen të sigurt. Dizajneri shprehet se për krijimin e tij kanë mbërritur kërkesa nga restorante në Belgjikë, Kanada, Japoni dhe Argjentinë.
“Mendoj që është një krijim shumë i mirë. Njerëzit tani kanë mundësi të shkojnë në restorante dhe të mos ndihen të rrezikuar. Me provat e para që bëmë klientët u ndien të kënaqur, nromalisht nuk është si në kushte normale, por në situatën që jemi ky krijim bën punë”, u shpreh Christophe.
Top Channel