Sot është dita e hamburgerit, panines më të famshme në botë

28/05/2020 13:40

Edhe hamburgeri ka një ditë që i dedikohet atij. 28 maji është dita e hamburgerit, një ditë dedikuar panines më të famshme në të gjithë botën që mund të shijohet në fast foode, me përbërës klasikë por edhe në versionin vegjetarian.

Por jo vetëm: me kalimin e kohës, evolucioni i hamburgerit ka qenë shumë i shpejtë dhe sot ai e gjen veten edhe në kuzhinat e restoranteve të nivelit të lartë, aq sa prej tij, janë bërë edhe versione yjore…

Por si lindi hamburgeri? Legjenda thotë se ai ishte ushqimi i preferuar i marinarëve në portin e hamburgut në fillim të shekullit të XIX, nga ku edhe ka marrë emrin, që më pas, bashkë me emigrantët gjermanë udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fillim ishte thjeshtë një fileto mishi në mes të një panineje, por rreth vitit 1920, tregohet se një kuzhinier i ri, futi në të edhe një fetë djathë. Nga këtu, lindi cheeseburger-i.

Sot, ka një pafundësi variantesh të disponueshme në treg, të destinuara për konsumatorët që mund të bëjnë zgjedhje ushqimore të ndryshme. Për këtë shkak, hamburgeri, është një nga ushqimet më të porositura për në shtëpi dhe gjatë izolimit, në vende të ndryshme të botës, ai ka qenë pjata e dytë më e porositur pas picës. Madje gjatë izolimit, edhe Noma e Copenhagenit, e shqiptarit Rene Rexhepi, restoranti me dy yje Michelin, tre herë më i miri në botë, është kthyer në një burger bar.

Top Channel