I biri u ekzekutua me 5 plumba/ Edmond Breshanaj: Nuk është vrarë për pazare droge, djali s’kishte asnjë lek në xhep

28/05/2020 15:55

Rreth orës katër të mëngjesit, ditën e Fitër Bajramit (24 maj), policia e Vlorës njoftoi për vrasjen e një 25-vjeçari, i identifikuar si Kristian Breshanaj.

Mbi të riun u shtinë gjithsej 10 plumba, pesë prej të cilave përfunduan në trupin e Kristanit, çka i shkaktoi dhe vdekjen e menjëhershme. I riu është djali i shefit të reanimacionit të spitalit të Vlorës, Edmond Breshanaj.

Ndërkaq, është përfolur shumë se vrasja e tij është kryer për pazare droge, por këto fjalë u përgënjeshtruan nga babai i viktimës, Edmondi, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, se kjo pistë bie poshtë, sepse djali i tij nuk kishte asnjë para në xhep, madje dhe makina që ai lëvizte ishte e tija.

“Unë nuk e mendoj që djali  tregtonte lëndë narkotike, sepse ai nuk kishte lekë. Unë i jepja çdo ditë lekë për të prishur. Makina ishte e imja, ishte makinë shumë e vjetër, nuk mund të qëndrojë ajo gjë”, tha Edmondi.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA