Në disa foto të rralla nga Afrika e Jugut shihen 10 luanë të vendosur në qetësues për zhvendosjen e tyre në zonën e banimit të përhershëm.

Ivan Carter ka ndihmuar në zhvendosjen 24 luanëve në një zonë të Afrikës së Jugut ku këta predatorë gjigandë ishin zhdukur prej 30 vjetësh prej gjuetarëve ilegalë.

Kafshët janë pjesë e një projekti për shtimin e botës së egër në zonën e deltës së lumit Zambezi në Mozambik.

Carter ka nisur zhvendosjen e luanëve atje nga rruga e nga ajri prej vitit 2018 dhe numri i tyre tashmë i ka kaluar 60.

Teksa postonte fotot Ivan tha: “Ishte shumë emocionuese. Ishte një moment magjik të shihje luanët që ripopullojnë zonën”.

Pas llogaritjeve të shumta Ivan dhe grupi i tij caktuan luanët më të shëndetshëm që të transportoheshin me makinë dhe avion në shtëpinë e tyre të re që ka dy hektarë tokë.

Ivan i cili është nga White River, në Afrikën e Jugut tha: “Ne duhet të zgjidhnim ata me genetikë më të mirë dhe që kishin jetuar të lirë gjithë jetën e tyre. Duhet të bënim kontrolle dhe të merrnim çerfikata të ndryshme veterinare për zhvendosjen e tyre. Gjithashtu një grup kundër gjuetisë ilegale është ngritur për mbrojtjen e tyre në rezervatin e ri”.

FOTO GALERI
2/4
10 luanet pergatiten per zhvendosjen.

Top Channel