​Shpërthen grindja midis virologëve kryesorë gjermanë për shkak të studimit mbi Covid-19

28/05/2020 14:20

Një grindje ka shpërthyer në Gjermani midis virologëve kryesorë të vendit, Christian Drosten dhe Alexander Kekule, i cili sulmoi studion e kolegut të tij përmes mediave.

Në tekstin e autorit, botuar në të përditshmen “Tageschspigel”, Kekule kritikoi studimin e Drosten për koronavirusin dhe fëmijët. Ai tregoi gjoja disa gabime në studim, duke thënë se numri i mostrave ishte i pakrahasueshëm, se ato shpesh ndryshonin dhe se mostrat merreshin në faza të ndryshme të sëmundjes.Ai gjithashtu beson se mostrat janë shumë të pakta për të nxjerrë përfundime, duke shtuar se janë testuar vetëm 49 fëmijë nën moshën 11-vjeç, që është një numër i parëndësishëm për një studim, dhe shtoi se një studim i tillë duhej të ishte tërhequr.

Drosten u përgjigj se Kekule po bënte fushatë kundër tij dhe se shkrimi i tij ishte tendencioz. Drosten thekson se Kekule as nuk i di të dhënat nga studimi dhe se ai po citon gabimisht.

Ndryshe, Drosten tashmë është në grindje me të përditshmen gjermane “Bild”, e cila e kritikoi, pas së cilës virologu publikoi pyetësorin që mori, së bashku me të dhënat personale të gazetarit që e dërgoi.

Top Channel