Të infektuar pacientë dhe personel shëndetësor/ 21 raste të reja, si është situata para QSUT-së

27/05/2020 14:58

Ambulanca dhe radhë njerëzish- kjo është gjendja në perimetrin e QSUT-së.

21 raste të reja janë konfirmuar në vend me Covid-19 dhe janë të gjitha në Tiranë. Rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Kështu shkon në 1050 numri i të prekurve, prej tyre 205 janë raste aktive, teksa Tirana mbetet vatra kryesore.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel