Rrugët plot me inerte dhe tulla/ Janë hedhur në shumë pjesë të rrugës Elbasan-Librazhd

27/05/2020 15:45

Thasë me inerte dhe tulla, te objekteve te shembura apo rikonstuktura, janë hedhur në Elbasan, buzë rrugës qe shkon për ne Librazhd. Por nuk janë vetëm këta thasë.

Pirgjet me inerte ne këtë hapësirë janë aq te larta saqë arrijnë ne nivelet e mureve rrethuese te bizneseve apo shtëpive pranë kësaj zone.

Por ne mesin e pirgjeve me inerte dhe mbeturina gjendjen edhe copa asfalti, qe normalisht janë hequr nga diku por janë hedhur ne këtë hapësirë.

Ajo çfarë ka ndodhur ne Elbasan, është qe bashkia apo kompanitë qe janë marrë me rikonstruksionin e rrugëve, copat e asfaltit kanë zgjedhur t’i hedhin ne periferi, ne nje zonë disi te fshehur periferike pranë rrugës qe drejtohesh për ne Kusarth.

Sinjalizimin qe pas ketij pirgu dheu, ka inerte betoni dhe copa asfalti, mund ta marrësh lehtësisht nga ky bllok i madh betoni qe është pranë rrugës dhe askush s’është kujtuar për ta hequr. /Andi Bora/

Top Channel