Në kopsht më pak persona/ Rregullat e reja për të miturit nga data 1 qershor

27/05/2020 19:30

Kthimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte do të shoqërohet me masa strikte për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Protokolli i miratuar nga ministria e shëndetësisë përcakton mënyrën e të sjellurit të të vegjëlve, prindërve si dhe edukatorëve e stafit mbështetës. Rekomandohet që vetëm një prind të shoqërojë fëmijën dhe jo gjyshërit, si grupmosha më e rrezikuar. Ata do të presin jashtë ambjenteve në distancë 1.5 metra larg njëri tjetrit. E më pas do të jetë edukatorja që do i marr me radhë.

Sipas udhëzuesit fëmijët para hyrjes në çerdhe e kopshte do t’iu matet temperatura.

Edhe qëndrimi brenda ambienteve të dezinfektuara nuk do të jetë si më parë. Grupet nuk do të kenë më shumë se 12 persona.

Sipas Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së përgjithshme të çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë Tiranë rikthimi i fëmijëve në kopshte pas karantinës korrespondon me periudhën e verës, kur dhe pjesëmarrja nuk është e lartë.

Top Channel