“Mos bëni zgjedhje në verë”/ Operatorët turistikë në Vlorë: Fushatat trembin turistët

27/05/2020 19:33

Çdo dy vite turizmi shqiptar dëmtohet për shkak të zgjedhjeve që pothuajse gjithmonë shoqërohen me tensione politike. Operatorët turistikë kërkojnë prej vitesh që politika mos e dëmtojnë më turizmin që zë një peshë të madhe në të ardhurat.

Në qytetin e Vlorës, operatorët turistikë thonë se tani është koha që të ndryshohet kodi zgjedhor. Ndërsa po diskutohet reforma zgjedhore, ata japin arsyet se përse zgjedhjet nuk duhet të mbahen nga muaji maj deri në fund të shtatorit.

Edhe drejtuesit e dhomës së tregtisë i kërkojnë partive kryesore që të ndryshojnë afatet ligjore te zgjedhjeve

Më 31 maj reforma zgjedhore duhet të mbyllet dhe duket se ka një konsensus nga forcat politike për të mos e dëmtuar turizmin.

Top Channel