Ky është momenti tronditës kur një grup prej tre vajzash nën efektin e marijuanes godasin pa mëshirë një roje private që nuk i la të hynin në ashensorin e një hoteli në Atlanta, SHBA.

Roja i tha policisë se kishte folur fillimisht me vajzat kur ato po konsumonin marijuanë jashtë hotelit Hyatt Palace. Ai i pyeti për numrin e dhomës por vajzat nuk kishin kthyer përgjigje.

Roja i kishte kërkuar të largoheshin por vajzat, të cilat shoqëroheshin nga një grup djemsh, e shtyrë për të hyrë në hotelin me katër yje dhe shkuan drejt ashensorit. Kur roja tentoi t’i ndalonte ato nisën goditjet e pandalura ndaj tij derisa roja nuk mund të reagonte më.

Vajza me të cilën ai u konfliktua fillimisht shihet që me nisjen e sherrit lëshon grushtet njëri pas tjetrit prapa kokës se rojes, ndërsa shoqja e saj e shtyn atë duke e rrëzuar në kolltuk.

Megjithse roja u kërkon vajzave të ndalojnë ato vazhdojnë goditjet.

Sherri i kapur në video mbyllet kur dy nga vajzat e godasin atë njëherësh me një furi grushtesh. Policia në Atlanta tha se ende nuk ka identifikuar vajzat problematike në video.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel