Kryeministri në Lushnje/ Takon fermerët bashkë me ambasadorin e BE-së

27/05/2020 12:24

Kryeministri Edi Rama bashkë me kreun e delegacionit të BE në Tiranë Luigji Soreka, panë nga afër në Divjakë , se si është përkthyer ne terren mbështetja financiare tē qeverisë dhe fondeve nga programi i BE-së IPARD II.

Ndalesa e parë në një fermë në Grabian, ku mbarështohen lopët, nga ku kryeministri theksoi nevojën e bashkimit të fermerëve për tu mirëoganizuar.

Drejtorja e AZHBR-së, Frida Krifca shpjegojë metodologjinë e aplikimeve të ardhshme për mbështetje përmes fondeve IPARD.

Ambasadori BE mbështetjen e bujqësisë përmes këtyre fondeve e vlerësoi si një histori suksesi.

“Programi IPARD është mirëpritur gjerësisht nga fermerët shqiptarë dhe interesimi për të qenë pjesë e tij ka qenë shumë i madh. Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër. Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur me mijëra dhe mijëra vetë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi dhe të përfitojnë prej tij”.

Pjesë e këtij turi ishte edhe vizita në pikën e re të grumbullimit,”, me një sipërfaqe prej 1540 m2, me volum prej 9200 m3 ku bëhet grumbullimi, seleksionimi, kalibrimi, ambalazhimi dhe tregtimi i fruta – perimeve të freskëta për eksport. /Muhamed Veliu/

Top Channel