“Ana tjetër e realitetit turistik”, Gjekmarkaj pas aksidentit tragjik në Rrjoll: Vdekje në plazhe, trafik dhe mungesë dritash 20/08 21:18
Kryetarja e LSI zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe z. Duncan Norman.
Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.
Znj. Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për t’i dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.
Top Channel