“Nafta parashikohet të rritet, rikthyem bordin”, Rama nga Asambleja e PS: Nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit
21/03 22:20
Kryetarja e LSI zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe z. Duncan Norman.
Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.
Znj. Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për t’i dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.
Top Channel