Bad Bunny thyen rekorde, bëhet artisti i parë latino-amerikan që kalon 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë 20/06 11:07
Kroacia duke se është ndër të parat shtete në Europë që po fiton luftën kundër Covid-19. Në 24-orët e fundit në Kroaci nuk është shënuar asnjë person i infektuar me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Mbrojtjes Civile në Kroaci ku ndër të tjera njoftojnë se kjo është dita e tretë me radhë, që autoritetet shëndetësore kroate nuk kanë regjistruar asnjë rast me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i epidemisë, mbetet 2,244. Numri i të shëruarve ka arritur në 2,047. Ky vend, ka shënuar gjithsej 101 raste te vdekjeve nga COVID-19.
Top Channel