Në kuadër të buxhetit të ardhshëm të BE, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon të mobilizojë 1 bilionë euro për të mbështetur ekonominë europiane pas krizës së koronavirusit.

Këtu vetëm një pjesë e vogël janë fonde direkte, sepse pjesa tjetër janë garanci, rishpërndarje e për herë të parë në histori, borxhe thotë DW. Plani sjell një rritje të pushtetit për vetë Von der Leyen, sepse ajo e ka në dorë mbikqyrjen e fondit të rimëkëmbjes, “Recovery Fund”. Shuma gjigante do të thotë dyfishim të shpenzimeve të BE. Buxheti normal i BE për vitet 2021-2027, ende i pamiratuar përfshin po ashtu 1 bilionë euro.Komisioni Europian jep prej dekadash ndihma rajonale për të mbështetur rajonet më të dobta ekonomike të Europës.

Kjo do të funksionojë kështu edhe në ndihmat për koronavirusin, por ende është e hapur, nëse shtetet që bëjnë kërkesë do të marrin përsipër edhe një pjesë të shpenzimeve. Fondet do të shpenzohen për qëllimet afatgjata të BE, projektet kundër ndryshimit të klimës, digjitalizimin apo shkencën e zhvillimin. Nga “Recovery Fund” nuk do të mbahen me injeksione financiare industritë që kërcënohen nga falimentimi për shkak të koronavirusit. Për këtë ka për të pasur grindje në BE, sepse shumë vende shpresojnë për ndihma të menjëhershme me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës.

Austria, Danimarka, Holanda e Suedia duan që mjetet për fondet e ndihmës pas koronës të mos jepen si grante, si propozuan Merkel e Macron, por si kredi të kthyeshme. Kundër këtij qëndrimi është absolutisht kundër Italia. Ministri italian për Europën, Enzo Amendola kritikoi planin e grupit të të katërve si defensiv dhe të papërshtatshëm. Fondi i rimëkëmbjes, “Recovery Fund” do duhet të financohet nga leja që jepet historikisht vetëm njëherë për BE që të marrë borxhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA