Gjuajtësit e armatosur rusë interceptojnë frikshëm patrulluesin amerikan në Mesdhe

27/05/2020 16:32

Marina e SHBA publikoi sot video dhe imazhet e dy gjuajtësve të armatosur rusë Su-35 Flanker që fluturonin rrezikshëm pranë një avioni zbulues P-8A Poseidon të ushtrisë amerikane në detin Mesdhe.

Incidenti vjen pasi komanda Afrikane e SHBA raportoi se avionë luftarakë rusë po vendosen në Libi në mbështetje të forcave të gjeneralit Khalifa Haftar.

Ushtria tha se dy gjuajtësit rusë Su-35 pasi interceptimit, fluturuan përkrah P-8A për afro 65 minuta. Flota e Gjashtë amerikane e vendosur në Mesdhe tha se ky nuk është incidenti i vetëm mes mjeteve ajrore të dy palëve këtë vit.

Për herë të tretë në dy muaj pilotët rusë kanë fluturuar kërcënueshëm pranë mjeteve amerikane në zonën e Mesdheut.

“Veprimet e panevojshme të avionëve rusë Su-35 nk përputheshin me praktikat e mira ushtarake e ndërkombëtare, dhe vunë në rrezik sigurinë e të dyja palëve. Avionët po vepronin në hapësirën ndërkombëtare por ky bashkëveprim ishte i pasigurtë”, tha SHBA.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel