Efektivi i vendosi këmbën në fyt, i riu ndërroi jetë/ Protesta në SHBA, policia përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome

27/05/2020 16:51

Një ngjarje e rëndë u shënua në SHBA ku një person me ngjyrë ndërroi jetë pasi gjatë arrestimit polici i kishte vendosur këmbën në fyt dhe për pasojë i shkaktoi vdekjen.

Mijëra persona kanë dalë në protestë dhe konfrontuar me policinë, këta të fundit nuk ngurruan që të gjuanin me plumba gome dhe të hidhnin gaz lotsjellës ndaj turmës së revoltuar.

Ndërkaq, pamjet filmike të xhiruara nga një kalimtar i rastit, tregojnë 46-vjeçarin George Floyd të thotë, “nuk marr dot frymë”, teksa një polic ia shtrëngonte pjesën e qafës me gjurin e tij.

Mësohet se katër efektivët e policisë që u përfshinë në këtë ngjarje, janë pezulluar nga detyra, ndërsa FBI dhe autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit, kanë nisur një hetim për vdekjen e Floyd. Familja e të ndjerit, ka kërkuar që katër efektivët të dënohen me vdekje, këto janë dhe arsyet se përse kanë nisur protestat e dhunshme. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA