E sulmoi qeni teksa po xhironte programin/ Flet Ilnisa Agolli: Ja çfarë ndodhi më pas…

27/05/2020 14:28

Moderatorja e emisionit “Fshatrat e Shqipërisë” foli në studion e Shqipërisë Live për incidentin e ndodhur në Lurë ku një qen sharri e sulmoi keq atë.

Qeni i quajtur Terri e sulmoi gazetaren teksa ajo tentoi ta përqafonte atë.

Por çfarë ndodhi më pas?

“Para se ne të nisnim xhirimet, unë doja të bëja një provë dhe ajo ishte me Terrin. Ne atë e morëm për të shkuar në Lurë. Shtatë liqenet akullajnore atje ku ne do të kalonim natën janë shumë të vështira dhe duhet ndihma e Territ. Qeni është një kafshë e egër por ka një ndjesi. Ne kaluam natën jashtë, por që ai momenti ishte një moment që mua më tronditi. Reagoi i zoti, e frenoi menjëherë, më duket se më trembi në fakt, nuk dëshironte të më kafshonte. Nuk kam asnjë plagë. Nuk kam fjetur fare atë mbrëmje, sepse kur je për xhirime e ke kohën e kufizuar.

Xhirimet vijuan si rrallë herë me të njëjtën vrull. Lura do të shihet të shtunën në Fshatrat e Shqipërisë. Javën e kaluar kisha një incident në Labinot. Në Labinot është një terreni vështirë për tu ngjitur dhe zbritur. Unë u rrokullisa. Tani të meresha me rrokullisjen apo me fshatin. Gjëra që ndodhin, u rokullisa si gurët tek filmi Përrallë nga e Kaluara. Pas Lurës, do të jem në veri, nuk i ndahem bjeshkëve”, tha Ilnisa.

Top Channel