E anuluan dasmën prej pandemisë! Doktori dhe infermierja celebrohen në spital

27/05/2020 09:37

Nisur nga situata e pazakontë, shkaktuar prej pandemisë Covid-19, një mjek dhe infermiere u detyruan ta anulonin dasmën e tyre, për t’u martuar më pas në spitalin ku punojnë.

Jann Tipping, 34 vjeç dhe Annalan Navaratnam, 30 vjeç, nga Tulse Hill, në jug të Londrës, kishin planifikuar të martoheshin në gusht, por druheshin se familjet e tyre nuk do të mund të udhëtonin nga Irlanda Veriore dhe Sri Lanka për shkak të COVID-19.

Kështu çifti vendosi t’i shkëmbejë betimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe vendi më i përshtatshëm për ta ishte spitali.  Miqtë e tyre ishin të detyruar ta ndiqnin ceremoninë vetëm përmes ekranit.

“Datën e caktuam brenda dy javësh dhe nuk i kishim blerë veshjen tona, unazat dhe gjëra të tjera që na duheshin, kështu që nxituam që gjithçka të bëhej shpejt”, u shpreh infermierja, e cila punonte në urgjencën e spitalit.

Mjeku Annalan shprehet se është i lumtur për këtë vendim dhe falenderon spitalin për mbështetjen që i ka dhënë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA