Për amatorët e qiellit e yjeve muaji që vjen do të jetë mjaft aktiv, duke nisur me Eklipsin Lunar Penumbral më 5 e 6 qershor, si dhe me eklipsin diellor më datë 21.

Deri tani, viti 2020 ka qenë i mbushur me evente interesante astronomike dhe të tjera ende priten. Studiuesit thonë se kemi patur tre super-hëna njëra pas tjetrës.

Në mars ata raportuan për Hënën e Krimbit, në prill kishim Hënën e Plotë Rozë, ndërsa në maj erdhi shiu i meteorëve ‘Eta Aquarids’ disa ditë para Hënës së Plotë të Luleve.

Këtë vit do të ketë në total gjashtë eklipse, katër Lunarë dhe dy Solarë. Eklipset Lunarë do të jenë të pjesshëm ndërsa do të kemi eklipsin “unazë” diellor më 21 qershor dhe një eklips total të diellit më 14 dhjetor.

Kur drita nga një trup qiellor (si Hëna apo Dielli) bllokohet nga një tjetër trup (toka apo hëna), ndodh eklipsi që lë në hije një trup të tretë. Kemi vetëm dy tipe eklipsesh që vijnë nga linjëzimi i tokës, hënës e diellit.

Kur drita e diellit pengohet nga hëna kemi eklipsin diellor në tokë, ndërsa kur toka është në mes të diellit e hënës ajo lëshon hije mbi hënën duke krijuar eklipsin hënor.

Ndërsa eklipsi Penumbral që do të ndodhë në 5 e 6 qershor realizohet kur tre trupat qiellorë nuk janë të linjëzuar në mënyrë të përkryer dhe një hije e butë bie mbi hënën prej hijes së tokës ndaj saj.

Eklipset Penumbralë të qershorit do të jenë të dukshëm në shumicën e Azisë e Evropës, Afrikës, Australisë, dhe jugperëndimit të Amerikës jugore.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA