‘NATO nuk do jetë më aty kur të na duhet’, Trump kritikon aleancën pas takimit me Mark Rutte dhe paralajmëron shpërblime për vendet që mbështetën SHBA-në 09/04 09:37
4 ushtarë rus kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit tip Mi-8 në aeroportin Uglonijis të Rusisë. Nga të dhënat e para, mësohet se shkak për aksidentin është bërë një defekt teknik në helikopter.
Mediat lokale bëjnë me dije se të katër ushtarët që ishin në bord kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, në Rusi brenda pak javëve janë rrëzuar dy helikopterë rus Mi-8, më 19 maj ishte rrëzuar një tjetër në Moskë ku humbën jetën anëtarët e ekuipazhit.
Edhe në rrëzimin e 19 majit shkak u bë një defekt teknik në helikopter, shkruan Daily Mail.
Top Channel