Ish-sulmuesi i Anderlecht e Partizanit të Beogradit, Miljan Mrdakovic ka vrarë veten në fundjavë, në kryeqytetin serb në moshën 38 vjeçare, pasi kishte thënë “nuk duroj dot më”.

E dashura e tij Ivana Stanic raportohej se kishte dalë me vrap nga apartamenti pas incidentit për të thirrur shërbimet e emergjencës, të cilat e kishin gjetur të vdekur ish-futbollistin.

Stanic tha për gazetarët: “Ai mund ta kishte varrë veten dhe një natë më parë. Ishte i pirë dhe kjo pati efekt të rëndë te ai. Unë ia mora dhe e largova çantën me pistoletën, i thashë se ka një djalë i cili e do shumë, dhe njerëz të tjerë që e duan shumë. Ne kishim bërë plane për të ardhmen po tani ai nuk është më. Nuk mund të kthehem më në apartament. Duhet të marr gjërat e mia atje por jo tani”.

Mrdakovic kishte luajtur për disa klube të ndryshme të Evropës, ai kishte përfaqësuar gjithashtu Serbinë në nivelet U21 dhe tre herë të rriturit e Serbisë në Olimpiadën e 2008.

Një nga ish-klubet e tij, Maccabi Tel Aviv njoftonte: “Maccabi Tel Aviv është i trishtuar të mësojë për vdekjen e ish-sulmuesit të saj serb Miljan Mrdakovic, i cili vdiq në rrethana tragjike në Beograd në moshën 38 vjeçare”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel