(Video) Refuzoi të vërë maskën, gruaja “tërhiqet zvarrë” nga efektivët e policisë

25/05/2020 17:14

Koronavirusi duket se e ka “zbehur forcën e tij” dhe shtetet në të gjithë botën, janë futur në fazën e lehtësimit të masave kufizuese.

Mirëpo, siç e kanë thënë liderët e shumë vendeve, derisa të kemi një vaksinë, do të na duhet që të bashkëjetojmë me virusin. Për këtë arsye, autoritetet këshillojnë që njerëzit të dalin në rrugë me maska e doreza, për të minimizuar kështu përhapjen e infeksionit.

Por këto këshilla, duket se i ka injoruar një grua në Francë, e cila ka debatuar ashpër me efektivët e policisë, sepse këta të fundit i kërkuan “llogari”, se përse nuk kishte vendosur maskën. Mesa duket gruaja ka refuzuar këto urdhra dhe pas këtij veprimi, autoritetet kanë reaguar dhe e kanë shoqëruar me forcë gruan për në rajonin e policisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel