U mërzitën nga karantina/ Delfinët thërrasin njerëzit me dhurata

25/05/2020 15:24

Mbetën papritur vetëm, pa kureshtarët dhe tufat e turistëve që grumbulloheshin për t`i parë në gjirin Tin Can të Queeslandit në Australi.

Njerëzit mblidheshin t`i përshendesnin, i hidhnin ushqim e bënim xhiron me barkë që t`i shihnin nga afër.

Por zbrazëtia që sollën masat e rrepta të izolimit për shkak të koronavirusit, i ka trishtuar shumë delfinët që luanin me njerëzit në këtë zonë. Për këtë arsye, ata kanë nisur nga nga Pashka të nxirrnin në breg lloj barishtesh e objektesh që në fillim nuk u kuptua saktësisht përse e bënin.

Por tani, arsyeja e këtij gjesti të rrallë u zbardh: gjitarët aq të dashur të detit nxjerrin në breg ato që i mendojnë si dhurata, për t`u shtyrë njerëzit të afrohen sërish. Korale, shishe, guaska, e peshq janë ato cfarë gjejnë pronarët e bareve si “Barnacles Cafe e Dolphin Feeding”. Kur plazhet më në fund u rihapën në gjirin Tin Can Bay, gëzimi i delfinëve që mundën të rishohin miqtë e tyre njerëzorë, ishte i madh.

“ Një sjellje që nuk cudit aspak, sipas ekspertit të Universitetit të Queenslandit, Barry McGovern, i cili thotë se edhe delfinët në këtë zonë janë mësuar të nderveprojnë me njerëzit e karantina, I ka mërzitur edhe ata.

Top Channel