Ndodh në Tiranë!/ Nën hetim një 49 vjeçar, qeni i tij sulmoi dy gra nga liqeni

25/05/2020 13:46

Karantina nuk stresoi vetëm njerëzit, por edhe kafshët…

Një burrë në Tiranë u vendos nën hetim për braktisje të kafshës, pasi gjatë orarit të lejuar ai kishte nxjerrë qenin nga banesa dhe e kishte zgjidhur.

Por siç rezultoi më pas thonë burimet për Anila Hoxhën, qeni iu vërsul dy grave që po bënin ecje pranë liqenit. Në materialin e referuar në prokurori burimet thonë se në spital u dërguan të dëmtuara Zh.F dhe A.P.

Materiali i vënë në dispozicion gazetares Hoxha përshkruan se të dyja gratë u trajtuan në spital në fund të muajit prill. Më tej , njëra prej tyre dorëzoi denoncim ku dhe tregoi se kishte dalë për ecje, por nje qen ngjyrë kaf i palidhur, e kishte kafshuar në krahë.

Gratë u shpëtuan nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas veprimeve të mëvonshme rezultoi se pronari e kishte nxjerrë qenin në natyrë pas shumë ditëve që kishte qendruar në karantinë.

Por ai do të hetohet për braktisje të kafshës së shoqërimit i tha një burim gazetares Anila Hoxha, duke qenë se rezultoi që në një zonë të banuar 49 vjeçari i kishte hequr maskën.

Top Channel