Në disa pamje të frikshme ishte regjistruar së fundmi momenti kur një 12-vjeçar pati një takim disi tepër të afërt me një ari të murrrmë, në Brenta Dolomite në veri të Italisë.

Familja italiane kishte hasur ariun teksa kishte dalë për shëtitje të dielën në parkun e qytezës Trentino në Sporminore.

Kur ariu u shfaq shumë njerëz humbën kontrollin e tyre, por djali i vogël i quajtur Alessando, u lavdërua për ruajtjen e qetësisë gjatë incidentit të rrallë.

Në pamje djaloshi shihet duke zbritur kodrën nervoz por me lëvizje normale, duke kontrolluar herë pas here prapa tij, teksa nëna dhe bashkëshorti i saj e këshillojnë të qëndrojë i qetë.

Tensionet rriten kur ariu shihet të ngrihet në dy këmbët e pasme dhe djaloshi i thërret nënës. Por më vonë kafsha gjigande humbet interesin dhe ndalon duke kërkuar në një gëmushë.

Në rrethana normale shumica e arinjve nuk sulmojnë njerëzit por me disa prej tyre mund të ndodhin incidente kur kafsha precepton kërcënim ndaj territorit të saj.

Në Trentino ka rreth 80 – 90 arinj veçanërisht në zonën e Brenta. Incidenti vjen pas disa raportimeve të ngjashme. Një prej tyre ishte ai i një ariu në këtë zonë që prej disa mujash kishte nisur një fushatë vjedhjeje mjalti, deri sa të kapej nga autoritetet këtë muaj.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA