Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Europë Inertet janë kthyer në një problem mjaft serioz në aksin Lezhë Shëngjin pikërisht në pjesën e lagunës.
Ndërsa i drejtohesh Shëngjinit shikon në të dy anët e rrugës inerte të hedhura pa kriter nga bizneset e zonës së Shëngjinit por edhe nga banorët këtu pranë.
Situata paraqitet edhe me problematike pasi inertet hidhen brenda në lagunën e Knallës duke shkaktuar një ndotje mjedisore tepër të madhe.
Me sy të lirë shikon inertet në të gjitha anët e lagunës dhe fatkeqësisht akoma nuk kemi një vullnet institucional për të ndërhyrë për të penalizuar shkaktarët dhe për ta rikthyer sërish në gjendjen e mëparshme lagunën.
Laguna prej vitesh është bërë pre e dëmtimeve të herë pas hershme. Inertet janë hedhur në brigjet e saj pëer shkak të mungesës se një vendi grumbullimi të tyre.
Ata të cilët i drejtohen Shëngjinit për turizmin përballen gjatë rrugës me grumbuj inertesh.
Top Channel